Krahasimi than shpirtin. Shpesh dëgjojmë prindër duke filluar nga nënat që i krahasojnë fëmijët e tyre me fëmijë të tjerë: “djali i shoqes time bën shumë gjëra, ndërsa fëmija im nuk bën asgjë” apo një krahasim tjetër shumë i rëndë “të gjithë nxënësit e ngrenë dorën, kur i pyet zysha, vetëm ky budallai rri si tuaf”.
Prindër, mos i krahasoni fëmijët as me vëllezërit apo motrat e tyre sepse i fyeni. Mendojeni si për veten tuaj, a ju vjen mirë t’ju krahasojnë me dikë tjetër duke thënë se ai apo ajo tjetra është më e mirë se ju? Si do të ndiheshit? Krahasimi kultivon te fëmija zhvleftësimin për veten dhe zilinë e inatin për tjetrin.
Fëmija mendon se ai tjetri i duket mamit më i mirë dhe për këtë arsye, do atë në vend të tij. Edhe një gjë, nuk krahasohen fëmijët, jo vetëm se janë njerëz të ndryshëm, por janë ende në proces rritje. Kini kujdes prindër, më pas mos u çudisni, kur fëmija juaj të ndihet më shumë problematik se i lumtur dhe të bëhet një i rritur i pandjeshëm.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.