Nervozizmi është një energji që ti vetë nuk arrin ta kontrollosh. Ti reagon në mënyrë të dhunshme jo nga veprimi i fëmijës, por për shkak të situatës së turbullt emocionale brenda teje.
– Fol me fëmijën pasi të jesh qetësuar dhe ke mundësi të kontrollosh nervozizmin
– Kur bën një veprim të keq ndaj fëmijës, kur qetësohesh, të paktën kërkoi të falur.
-Edukimi nuk ndodh kur i rrituri urdhëron. Kjo mënyrë krijon vetëm frikë dhe përsërit të njëjtën mënyrë të sjelluri
– Edukimi nuk mund të realizohet kur të rriturit janë nervoz dhe urdhërues.
-Kur flisni me fëmijën , uluni në gjunjë që të barazoheni me të dhe të mos flisni në pozicion nga lart- poshtë
-Kur flisni me fëmijën mos e shkundi apo kapni për krahu apo veshi, janë veprime që gjymtojnë.
-Kur flisni me fëmijën, flisni me drejtshkrim. Dialekti duhet përdorur pasi është dhënë më parë këshilla me drejtshkrim. Fëmija duhet ta njohë edhe dialektin.
-Mos e gënjeni fëmijën as për arsye madhore. Përpiquni t’ia thoni të vërtetën fëmijës, sa më kuptueshëm edhe kur është një vjeç.
-Ëmbëlsoni zërin kur flisni me fëmijën.
– Nuk mund të ketë edukim të mirë me dhunë, gënjeshtra dhe të folur jo të zgjedhur.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.