Këshilla & Arsye

March 30, 2019 | 8:32

Nga Lira Gjika / Kurioziteti, dyshimi dhe fantazia, treshja që nxit vetëdijen dhe krijon procesin psikik të të menduarit

Kurioziteti, dyshimi dhe fantazia, janë tre vetitë më të gjalla të fëmijërisë dhe adoleshencës. Kurioziteti e nxit fëmijën të njohë dhe zbulojë gjërat që e rrethojnë. E nxit fëmijën të flasë si mami dhe babi. Dyshimi, është tharma e çdo aktiviteti kritik, e nxit fëmijën të verifikojë atë që ka mësuar, që di dhe thotë, të përsërisë fjalën dhe veprimin, për tu siguruar që e di saktë apo ka nevojë për përmirësim dhe korrigjim.

Ilira Gjika, Mjeke Pediatre

Ilira Gjika, Mjeke Pediatre

Fantazia është “magneti” që e tërheq fëmijën, adoleshentin, njeriun, në çdo kohë e në çdo moshë, drejt së panjohurës, dijes dhe të ardhmes. Kombinimi dhe gërshetimi i këtyre tre vetive, “ndërton” motorin dhe çelësin e vënies në punë të mendjes, të inteligjencës, për të zbuluar e njohur veten dhe universin.

Është kjo “treshe” që nxit, zhvillon dhe fuqizon vetëdijen dhe krijon procesin psikik të të menduarit. Edhe institucioni shkollë, te kjo “treshe” e ka zanafillën dhe të ardhmen, si e ka përdorur dhe do ta përdorë këtë “treshe”.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top