Këshilla & Arsye

October 22, 2019 | 9:06

Nga Lira Gjika / Kush është roli i gjyshes?

Kush është roli i gjyshes? Të rrisë nipat dhe mbesat? Jo, ata duhet t’i rrisin prindërit e tyre. Gjyshja duhet të ndihmojë të rinjtë të përballojnë dhe të ndërtojnë rutinën e re të të jetuarit.

Ilira Gjika, Mjeke Pediatre

Ilira Gjika, Mjeke Pediatre

Gjyshja e mirë vazhdon të jetë nënë, për vajzën, apo nusen, që sapo është bërë nënë. E inkurajon nënën e re, që çdo gjë mund dhe duhet t’ia bëjë vetë fëmijës. Ajo e nxit dhe e siguron, se është në rrugë të mbarë, sepse kështu i ka ndodhur edhe asaj. Gjyshja e mirë nuk i thotë nënës së re, “ti s’di” dhe mund ta dëmtosh fëmijën, meqenëse nuk di, kështu, do e përkujdes un.

Kjo mënyrë është vetëm e dëmshme, si për fëmijën ashtu edhe për nënën e re. Fëmija do të rritet nga nëna e tij, sepse vetëm me atë, nënën, mund të ndërtojë atë lloj sigurie dhe besimi për jetën, që bën të mundur, një jetë sa më pak problematike në të ardhmen. Nëna e re do të humbasë kohën e çmuar, pasi fëmija nuk ka kohë të humbë kur vjen në këtë jetë. Duhet të ndërtojë marrëdhënien me nënën, për të ndërtuar sigurinë e besimin, por nëna e re nuk është gati, sepse është e trembur.

Këtu duhet ndihma e gjyshes, të mos e lë vetëm nënën e re dhe ta inkurajojë. Të nxitë babanë të jetë pjesë e rritjes së fëmijës së tij së bashku me gruan e tij, nënën e re. Kjo është detyra e gjyshes, dhe jo të pretendojë rritjen e fëmijës.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top