Loja është domosdoshmëri për fëmijën. Loja për fëmijën, është si puna për të rriturin. Loja ndodh dhe zhvillohet vetëm në prani të të rriturit, të paktën për gjatë periudhës 0-6.
Është pikërisht loja në prezencë të të rriturit që fuqizon ndërthurjen mendje-trup. I vogli i njeriut po nuk luajti në prezencë të të rriturit dhe ai ta nxisë e ti ruajë cilësinë e lojës, e ka shumë të vështirë të zhdërvjelltësojë atë përqendrim që i jep mundësi mendimit të arrijë atë stad pjekurie që zbut veprimin e furishëm të padurimit. Fëmijët po luajtën vetëm nuk e arrijnë këtë stad. Në bazë të këtij principi është krijuar figura e mësuesit në shkollë apo e trajnerit në sport. I rrituri është mbështetja dhe dëshmitari i fëmijës që ai është i zoti.
Është i rrituri që e nxit fëmijën të shijojë atë që ka arritur e të vazhdojë më tej duke ruajtur masën për të mos prishur lojën dhe duke ushqyer sigurinë që po ja del të realizojë atë që dëshiron.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.