Fëmijët e kanë shumë më të vështirësi të shprehin nëpërmjet fjalës humbjet, frustracionet apo zhgënjimet e tyre. “Një nga sfidat e fëmijërisë është të mësuarit e menaxhimit të impulsive normale të agresivitetit dhe kanalizimi i tyre në rregulla sociale”.
Është shumë e vështirë të rregullohen të shprehurit e të tilla emocioneve si frika dhe zhgënjimet apo frustracionet e ndryshme, (si lindja e një vëllai apo motre tjetër, mosplotësimi i një dëshire etj.), të cilat nxitin dhe çlirojnë agresivitet.
E megjithatë ka shumë tipe lojërash që e ndihmojnë fëmijën të mësojë të menaxhojë zemërimin e tij. Nëpërmjet lojës fëmija fiton kompetenca të reja që tenton t’i përdorë edhe në jetën e përditshme. Por që të realizohet loja dhe të përvetësuarit e rregullave, duhet që i rrituri të jetë pranë fëmijës.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.