Memoria është veti e çdo gjallese pasi është e lidhur me ekzistencën dhe vazhdimësinë e species. Memoria nuk është një veprim për të kujtuar, por, një proces, që krijohet nga një shumësi ndërthurjesh dhe veprimesh të strukturave trunore dhe psikike dhe po ashtu krijon struktura e ndërthurje të mëtejshme.

Ilira Gjika, Mjeke Pediatre
Ky proces fillon të aktivizohet që në çastin e ngjizjes dhe fuqizohet menjëherë pas lindjes. Janë këto mekanizma që e ndihmojnë të porsalindurin e çdo gjallese, të përballojë ardhjen në këtë botë, të njohë nënën dhe ushqimin. Nëpërmjet komunikimit me nënën, fillon e aktivizohet memoria për të regjistruar situatat e ndryshme që përjetojnë së bashku, që kur të përsëritet të dijë se çfarë po ndodh dhe do ti ndodhë.
Te njeriu ky proces është më i ndërlikuar pasi lidhet me vetinë autentike të njeriut, që është fjala dhe aftësia kreative e njeriut për fantazuar e shpikur. Kujdes prindër, ju kini në “dorë” që fëmija juaj të pasurojë e fuqizojë memorien me “gjëra” të cilat shmangin situatat e mbijetesës. Memorizimi i situatave të tilla, aktivizon mekanizmat e harresës dhe frikës, që influencojnë në shëndetin mendor dhe fizik të njeriut, në mënyrë afatgjatë.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.