Këshilla & Arsye

March 7, 2018 | 13:43

Nga Lira Gjika / Mënyra e të jetuarit shkakton plakje të parakohshme dhe “invalidizim gjuhësor”

Lokalet me lojërat elektronike, bilardot dhe llotot, janë plot me meshkuj, që kalojnë kohë të gjatë në këto mjedise. Në këto mjedise flitet një gjuhë bazike, ku mbizotëron mënyra “thirrore” e të shprehurit. Burrat nuk i drejtohen njëri-tjetrit me emër, por me emrin vulgar të organit të tyre.

Ilira Gjika, Mjeke Pediatre

Ilira Gjika, Mjeke Pediatre

Ajo, që të bën më shumë përshtypje, është fjalori bazik dhe asgjësimi i moshës edhe pse në këto lokale ka, duke filluar nga minoren e deri burra edhe në moshës së tretë. Ata flasin të gjithë njëlloj, të rritur e të parritur, adoleshentë dhe “pleq”. Kjo është një gjë e frikshme, njerëz që rrinë dhe përtojnë të mendojnë apo të bëjnë diçka. Ata thjesht vendosin numra, hamendësojnë për “fitore” dhe pastaj gjithçka është pritje dhe muhabet në “thirrore”.

Ky model, që është ulur këmbëkryq, është shumë i rrezikshëm dhe shkatërrues, si për popullatën e të parriturve po ashtu edhe për popullatën e të rriturve. Kjo mënyrë të jetuari shkakton plakje të parakohshme dhe më e pakta, “invalidizim gjuhësor”, që as na shkon në mendje sesa i dëmshëm është.

“Invalidizimi gjuhësor” pengon individin të arrijë atë nivel ku gjuha nga “mjet” komunikimi bëhet “mjeti më i fuqishëm i kreativitetit”.

 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top