Në fokus

June 13, 2017 | 15:00

Nga Lira Gjika/ Mohimi i gjinisë i ka rrënjët tek dhuna

1

Mohimi i gjinisë i ka rrënjët tek dhuna, tek molestia e të rriturit ndaj te parriturit. Sa të rritur, madje në moshë të dytë e të tretë paguajnë për të patur një femijë për objekt seksual. Paguajnë të kenë femijë të sapo pjekur seksualisht, po, për objekt seksual.

Nga Lira Gjika Pediatre

Nga Lira Gjika
Pediatre

Këtyre njerëzve, që paguajnë para për të patur “mish të njomë”, i duhen të tjerët, që mbledhin “mallin njeri” për ta çuar tek ata që e blejnë. Por, dhuna nuk është vetëm kaq.

Edhe edukimi nëpërmjet frikës dhe indiferencës së të rriturit ndaj të parriturit, është baza ku ngrihet kjo e keqe, që sot është shumë e lakuar. Fëmija që është pre e frikës dhe e indiferencës së të rriturit është edhe pre më e lehtë për pedofilët dhe pederastët.

Edukimi nëpërmjet frikës e lë fëmijën dhe adoleshentin në amullinë e të njohurit të vetes dhe të pranuarit të saj, si objekt në duar të të tjerëve. Fëmijëria, është ajo periudhë e jetës së njeriut, që dikton gjithë jetën.

Janë shumë paragjykime, sjellje apo shije, që rrënjët i kanë në fëmijëri dhe një nga këto është seksualiteti dhe gjinia. Një njeri, që ka eksperienca frike dhe abuzimi në fëmijëri, do të ketë probleme kur të rritet e të përballet me identitetit e tij seksual.
Ne jetojmë në kohën kur njeriu ka arritur të “kalojë ylberin”dhe të zgjedhë gjininë, por problemi ka mbetur i njëjtë.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top