“Zhurmat e fëmijëve janë muzika e shtëpisë”. Për fat të keq ne këtë muzikë të jetës dhe vazhdimësisë nuk e durojmë dot. Kujtoni shprehjet: “pushoni se na shurdhuat”, “na nxorën mendjen” dhe mund të vazhdoj duke rreshtuar shprehjet e bezdisë nga zërat e fëmijëve.
Kur do të vendosim ta braktisim këtë mënyrë sjelljeje, këtë mungesë të shijimit të zërave të fëmijëve dhe shmangien e shprehjeve etiketuese e bezdisëse për fëmijët. Kjo mënyrë të perceptuarit të zërit dhe sjelljeve të fëmijëve si bezdi, na bën keq të dy palëve.
Fëmijëve ua vrasim fëmijërinë, ndërsa veten e fiksojmë në një gjendje mërzie e bezdisje. Të dyja këto gjendje, janë shkaktare për zbehjen e kënaqësisë, për raporte problematike si me veten, me tjetrin, por edhe me njeri-tjetrin (prind-fëmijë) e deri te sëmundjet.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.