Kur të rriturit nuk aprovojnë të qarën e fëmijëve, ata padashur, kultivojnë gjymtimin tek ai. Kur fëmijës i paragjykohet e qara, i rrituri i ka gjymtuar mënyrën natyrale e të shëndetshme, të të shprehurit të stresit, shpjegojnë specialistët e psihës.
Kur një i rritur i thotë fëmijës se: “nuk ka asgjë për të qarë”, “mjaft qave”, “çka këtu për të qarë” apo “e ku dhëmb kjo”, fëmija mbyllet në vetvete dhe përpiqet ta shtypë këtë ndjesi. Të gjitha këto së bashku, ngatërrojnë ndjenjat e fëmijës për veten e tij. Janë këto sjellje të të rriturit së bashku me përpjekjet e sforcuara të fëmijës për të shtypur dhimbjen dhe zemërimin që provon, të cilat shmangin zhvillimin e dhembshurisë.
Moszhvillimi i dhembshurisë ndërton strukturat psikike me veprim afatgjatë që ashtu heshturazi, ushqejnë pandjeshmërinë ndaj vuajtjes dhe tjetrit dhe po ashtu heshturazi kompromentojnë shëndetin mendor.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.