Këshilla & Arsye

December 10, 2018 | 13:21

Nga Lira Gjika / Ndërthurja e fantazisë me abstrakten mundësojnë zhvillimin e plotë të psihës së fëmijëve

Debati për ekzistencën e Babagjyshit të vitit të Ri, rishfaqet gjithmonë në fundvit. Ashtu siç nuk e shohim fjalën, që vetëm e themi apo e dëgjojmë. Ashtu siç nuk shohim mendimin, por e dimë që ekziston, se na bën të dimë, që jemi dhe mund të mendojmë për veten, për gjërat, edhe për Babagjyshin e vitit të Ri. Ashtu si fëmijëria ekziston, po ashtu ekziston edhe Babagjyshi i vitit të Ri. Fëmijëria dhe babagjyshi janë dy “gjëra” të lidhura bashkë, madje gati të pandashme.

Ilira Gjika, Mjeke Pediatre

Ilira Gjika, Mjeke Pediatre

Fëmijëria ka nevojë për shumë, po shumë gjëra, që të vënë në lëvizje psihën e fëmijës për të shkuar në të ardhmen, drejt të rriturit. Mendja e fëmijës, psiha e tij ka nevojë për abstrakten që të mund të zhvillohet sa më e plotë. Ndërthurja e fantazisë me abstrakten bëjnë të mundur lëvizjen e psihës së fëmijës, si për mirë dhe për keq. Babagjyshi i Vitit të Ri është simboli i së mirës, që rri pranë fëmijës pa u dukur, e nxit e inkurajon, ja bën të bukur pritjen dhe durimin, i shmang mërzinë, që lodh edhe të rriturin.

Nuk ka formë më të bukur dhe efikase për të nxitur fëmijën të përballojë padurimin, që e karakterizon, se sa dhurata e Vitit të Ri, që ja sjell Babagjyshi. Babagjyshi i Vitit të Ri edhe po të mos ishte duhej shpikur. Babagjyshi i vitit të Ri ekziston sepse ekziston fëmijëria.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top