Shpesh, të rriturit i ngacmojnë fëmijët e vegjël, për kënaqësi. I ngacmojnë derisa fëmija i vogël nervozohet, apo inatoset. Dhe në këtë çast, i rrituri ndjen kënaqësi të madhe dhe qesh në sy të fëmijës.

Nga Lira Gjika
Pediatre
Ndërsa fëmija i vogël i dëshpëruar dhe i inatosur, kërkon me sy nënën apo zëvendësuesin e saj, por më kot, sepse nëna apo gjyshja apo dadoja, qesh së bashku me atë tjetrin që e ngacmon pa e përfillur. Nëna nuk e ndalon këtë ngacmim, madje e shijon.
Të rriturit qeshin dhe kënaqen, ndërsa fëmija i trembur, qan dhe bërtet.
Kjo lojë është shumë e rrezikshme, pasi krijon modelin, që kur tjetri është në vështirësi, mund të qeshet me gjendjen e tij, në vend që të ndërhyhet për ta qetësuar. Kjo do të thotë që padashur, ne i rrisim fëmijët me anestezi emocionale.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.