Këshilla & Arsye

July 1, 2019 | 10:23

Nga Lira Gjika / Në procesin e edukimit, koha ka një rol të pallogaritshëm

Sot dua të flas për ata prindër, nëna dhe baballarë, që uroj me gjithë shpirt të shtohen gjithmonë e më shumë tek ne. Dua të flas për ata prindër dhe për durimin e tyre që tregojnë si për fëmijët ashtu edhe për gjyshërit, prindërit e tyre. Që kujdesen e flasin me fëmijët e tyre me shumë respekt e përgjegjësi. Që i shohin fëmijët e tyre si njerëz dhe jo thjesht të vegjël. Gjithashtu përballojnë me shumë dashuri ndërhyrjet e gjyshërve, që me qefmbetjet dhe mospërfillës ndaj kërkesave të prindërve për fëmijët, nuk janë ndihmë por një vështirësi më shumë për t’u përballuar.

Ilira Gjika, Mjeke Pediatre

Ilira Gjika, Mjeke Pediatre

Natyrisht që ka shumë gjyshër të mirë e të përkushtuar, por po aq shumë ka edhe nga këta, që i konsiderojnë nipat dhe mbesat si lodra kënaqësie dhe njëkohësisht edhe lodhje e sakrifica. Këto nëna e baballarë të rinj që po i rritin fëmijët e tyre siç dëshirojnë, por jo nëpërmjet një eksperience të jetuar ata vetë më parë, nuk e kanë të lehtë e megjithatë janë aq zemërgjerë si me fëmijët edhe me prindërit.

 

Ne gjyshërit, në vend që t’i ndihmojmë e kuptojmë, i bezdisim me shprehje lodhëse “Hë mo se i vogël është, ka kohë ky sa të bëhet sa ne”, në vend që ti nxitim dhe shpjegojmë se fëmija nuk ka kohë. Në procesin e edukimit, koha ka një rol të pallogaritshëm, prandaj mos përsërisni të njëjtin gabim që padashur kemi bërë ne. Të përpiqemi t’i ndihmojmë prindërit që të bëjnë më të mirën për fëmijët e tyre, kështu ne do tu lajmë një borxh që u kemi fëmijëve tanë tashmë prindër.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top