Këshilla & Arsye

April 18, 2019 | 10:47

Nga Lira Gjika / Njeriu është qenie seksuale që nga lindja e deri në vdekje

Fëmija sapo lind fillon të eksplorojë dhe njohë trupin e tij. Prek këmbët, thith gishtin, prek dhe fut gishtin në vesh, zbulon dhe zonën gjenitale. Zona gjenitale është e pajisur me terminacione nervore që në lindje dhe për këtë arsye është më e pëlqyeshme prekja e kësaj zone se sa prekja e këmbës, ndaj dhe do të përsëritet.

Ilira Gjika, Mjeke Pediatre

Ilira Gjika, Mjeke Pediatre

Pra, kur shihni fëmijë që prekin zonën gjenitale nuk e bëjnë për “arsye” erotike, por thjeshtë për të njohur trupin e tyre si burim kënaqësie. Në këtë proces ndërhyrja e të rriturit është gati vendimtare. Qëndrimi i tij do të influencojë te fëmija për ta përvetësuar këtë veprim dhe ndjesi, si një veprim, që kryhet në intimitet me veten apo si një “gjë” shumë e keqe, e cila nuk duhet përsëritur.

Raporti i fëmijës me trupin dhe sidomos me seksualitetin e tij si turp apo si burimi i jetës do ta shenjojë apo dominojë jetën seksuale dhe intimitetin në të ardhmen.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top