Nuk ka gjyshe në botë që mund të zëvendësojë nënën. Edhe sikur nëna të jetë e keqe, detyra e gjyshes është të mos bëhet më e mirë se nëna. Ajo duhet të ndihmojë nënën, që të nxjerrë më të mirën nga shpirti për fëmijët e saj, kjo është gjyshja.
Por mesa duket qenka shumë e vështirë që gratë të mund të bëhen gjyshe prej vërteti. Edhe pse ka shumë gjyshe të mira, të thjeshta e të mënçura, që janë krah nënave të reja, shumica lë shumë për të dëshiruar. I pushton një lloj zilije që nuk arrijnë dot ta komandojnë. Ndërhyjnë vënd e pa vënd ndërmjet nënës dhe fëmijëve pa menduar fare që nipërit dhe mbesat e tyre, duan të dinë fjalën e nënës. Ato gjyshe që ndërhyjnë brutalisht dhe shëmtuar duke përdorur fëmijët dhe duke ia kundërvënë nënës, po kështu, pa përgjegjsi janë sjellë edhe me fëmijët e tyre. Ky konflikt femër-femër, femër e re-femër e vjetër, i cili fillon e tirret që herët në marëdhënien nënë-vajzë, vazhdon të jetë prezent në ditët tona, po aq i egër sa në kohërat e shkuara. Natyrisht nënat e reja kanë fituar një lloj kurajo, por prap janë peng i frikës nga nëna. Ky konflik nuk është kaq i thjeshtë, nuk është konflikt midis dy grave, nuse- vjehrë apo nënë-vajzë. Jo, është konflikt pushteti femër- femër, i ushqyer nga mënyra patriarkale e të jetuarit e të menduarit.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.