Këshilla & Arsye

January 16, 2019 | 11:19

Nga Lira Gjika / Pa qetësinë e nënës gjërat bëhen më të vështira për fëmijën

Një nga situatat që jam përballur që në fillimet e punës time si pediatre dhe që vazhdon dhe sot e kësaj dite të jetë prezente në trajtimin e fëmijës së sëmurë, është akuza që i bëhej nënës kur fëmija i saj sëmurej. Akuza bëhej si nga nëna e saj po ashtu edhe nga vjehrra, të dyja njëlloj pa dallim, i tregojnë “se ti e sëmure djalin apo vajzën se nuk di ta mbash”. Dhe gati-gati e përjashtojnë nënën në trajtimin e fëmijës.

Ilira Gjika, Mjeke Pediatre

Ilira Gjika, Mjeke Pediatre

Babai i fëmijës bëhej konfuz, nervozohej dhe shpesh bëhej palë me “të vjetrat” dhe nuk rrinte krah gruas për të ndihmuar fëmijën. Për ta kompletuar situatën, mjeku që viziton fëmijën, me këshillat dhe recetën citonte dhe frazën “se këto të rejat kështu janë, nuk dëgjojnë”. Kjo mënyrë sjelljeje e të rriturve kur një fëmijë është sëmurë, ka ardhur koha të merret seriozisht në konsideratë. Fëmijën nuk e ndihmon dot njeri më shumë se sa nëna e tij, pasi vetë fëmija e kërkon prej saj.

Gjyshër, baballarë, profesionistë, nëse vërtetë doni të ndihmoni fëmijën, mos i përjashtoni dhe akuzoni nënën. Edhe sikur të jetë e vërtetë që nëna është e pakujdesshme, gjeni mënyrën e duhur që të ndihmoni nënën që të jetë sa më ndihmuese për fëmijën e sajë. Pa qetësinë e nënës gjërat janë shumë më të vështira për fëmijën.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top