Psikologia e njohur dhe pediatria Lira Gjika na këshillon në vazhdimësi në lidhje me edukimin dhe mirërritjen e fëmijëve tanë. Nisur nga praktikat me fëmijët dhe kontaktet që ka me prindërit dhe edukatorët, Gjika sjell një këndvështrim mbi forcimin e këtyre roleve në të mirë të fëmijës. Sipas saj:
Fëmija nuk mund të vetëedukohet, atij i duhet model dhe kohë, për ta realizuar këtë proces kaq të vështirë. Dy elementët, koha dhe modeli, janë vendimtarë që fëmija të realizojë atë që pritet nga ai, të jetë një qytetar i mirë. Pra, jo rastësisht, të gjithë edukatorët e mëdhenj, që nga kohët e vjetra e deri në ditët tona, tërheqin vëmendjen tek dy dukuri e të të rriturit, të cilat janë: padurimi dhe mosserioziteti. Padurimi dhe mosserioziteti i të rriturit, është armiku i edukimit të fëmijës.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.