Këshilla & Arsye

May 10, 2019 | 8:32

Nga Lira Gjika / Padurimi i prindërve ushqen tek fëmija frikën dhe mosbesimin

“Po më mërzit me këtë mënyrë të sjelluri”. “Mos vazhdo të sillesh kështu se do të mërzitem dhe e di ti pasta”. Këto shprehje që përdoren rëndom nga nëna, baballarë dhe gjyshër, do të ishte mirë të mos përdoren më.

Ilira Gjika, Mjeke Pediatre

Ilira Gjika, Mjeke Pediatre

Ato nuk tregojnë gjë tjetër, por vetëm padurimin dhe mërzinë e prindërve për të ndihmuar fëmijën të mësojë sjelljet e duhura që e ndihmojnë të rritet si i rritur e qytetar. Këto shprehje ushqejnë frikën dhe mbajnë gjallë te fëmija mosbesimin dhe ndjesinë e të qenit vetëm edhe pse është i rrethuar nga të rritur.

Frika nga prindërit dhe mosbesimi te ata, mbajnë gjallë konfuzionin dhe për pasojë paaftësinë për të marrë komanda dhe për t’i zbatuar ato. Kujdes, prindër dhe të rritur të tjerë.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top