Këshilla & Arsye

July 12, 2019 | 9:30

Nga Lira Gjika / Pavarësisht moshës, fëmijët kanë nevojë për mbështetjen e prindërve

Kur fëmija bëhet 10 vjeç edhe pse nuk është më i vogël, ka ende shumë rrugë për t’u bërë “i madh”. Datëlindja e tij apo saj, më së fundi bëhet me dy shifra si e të rriturit. Fillojnë e shfaqen përgjigjet e para “prepotente”, sa shpesh të rriturit gjenden të befasuar.

Ilira Gjika, Mjeke Pediatre

Ilira Gjika, Mjeke Pediatre

Është kjo moshë, kur fëmijët fillojnë të bëjnë pyetje të vështira, për jetën, politikën, filozofinë, ekonominë apo sociologjinë. I pëlqejnë mendimet e shokëve dhe përpiqen të sillen si ata, por kërkon ende mbështetjen dhe përkëdheljet e prindërve, madje edhe fytyrën e ka ende prej fëmije. Zëri fillon të pësojë transformimet e para. Si djemtë edhe vajzat kanë vështirësi në menaxhimin e zërit të tyre. Dhjetëvjeçari është ende në botën e ëndrrave edhe pse ka filluar të përftojë ndjesinë e të qenit vetëm.

Gjithashtu edhe prindërit e fëmijëve 10 vjeç sillen siç i dikton kjo moshë, pra në mënyrë konfuze, njëherë i thonë djalit apo vajzës së tyre: ‘ti je i rritur, tashmë je 10 vjeç’ dhe më pas i thonë: ‘jo ti nuk e bën dot këtë se je i vogël’. Vetë prindërit janë të pa përgatitur se si të jenë prindërit e një fëmije 10 vjeç.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top