Të rritur, prindër, kur flisni me fëmijën kujtohuni që flisni në një pozicion nga lartë poshtë. Pra ju, ulni pak kokën, për të folur me fëmijën, ndërsa fëmija, e ngre shumë kokën, për t’ju parë e dëgjuar ju.
Pozicionohuni njëherë të vetme si fëmijët. Provoni një herë, siç bëjnë fëmijët çdo çast dhe do të provoni vetë vështirësinë fizike që has fëmija për t’ju parë në sy dhe dëgjuar. Pa mendoni, se me sa vështirësi të tjera haset fëmija, për të kuptuar fjalën tuaj dhe mbi të gjitha a po i bën mirë veprimet.
Kujdes, prindër e të rritur kur të flisni me fëmijën, ose uluni edhe ju në nivelin e fëmijës ose ngrijeni atë në nivelin tuaj. Nëse vërtetë doni që ta bëni mirë misionin e prindit apo të edukatorit, përpiquni të kujtoheni që fëmijët janë të vegjël edhe fizikisht.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.