Këshilla & Arsye

March 29, 2018 | 11:20

Nga Lira Gjika / Për të pasur fëmijë të edukuar, ndryshoni mënyrën e të folurit!

Të rriturit pa dallim, të shkolluar apo jo, prindër të rinj apo profesionistë, mësues e gjuhëtarë, kur flasin me fëmijën i drejtohen në rasën “thirrore”, që nuk bën pjesë më në gramatikën shqipe.

Nga Lira Gjika Pediatre

Nga Lira Gjika
Pediatre

Kujtoni “o çuni ose o Flutra dëgjo këtu”. Gjithashtu përdorin vetëm fjalitë në formën urdhërore dhe pyetëse. Sidomos këtë të fundit, e përdorin sa herë janë të nxehur dhe do të fillojnë sulmin kundër fëmijës. Ajo që është më e habitshme, në shkollë mësuesit u mësojnë nxënësve, se forma më cilësore për të dialoguar është fjalia dëftore, por për çudi ata vetë, kur u flasin e u drejtohen nxënësve, përdorin formën urdhërore e pyetëse.

Këtë formën dëftore nuk e përdorin që nuk e përdorin. Ka ardhur koha që ne të rriturit të fillojmë të përdorim fjalinë dëftore dhe të heqim nga përdorimi “rasën thirrore”, nëse vërtetë duam, që nesër fëmijët të bëhen më qytetarë e të edukuar se ne.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top