Nuk dua të fle, nuk dua të fle, kjo nuk është e drejtë,-kundërshtonte Ani i vogël. Nëna, duke buzëqeshur dhe me zë të butë, i fliste dhe i tregonte, për rëndësinë e gjumit dhe të ditës së re, që e priste të nesërmen. I fliste për gjërat e reja, që kishte mësuar dhe trurit i duhet t’i sistemojë, që të hapë vend për gjërat e reja, që do të zbulosh e do të mësosh nesër.

Ilira Gjika, Mjeke Pediatre
Nesër është një ditë e re, dielli do të lindë prapë, do të ndriçojë përsëri botën dhe ti Ani, do të mund të zbulosh e mësosh shumë gjëra të mrekullueshme, që ende nuk i di dhe nuk i njeh. – Duhet patjetër të flesh, vazhdonte nëna, që të jesh i çlodhur nesër, që të mund t’i shijosh gjërat e reja, që të presin. Gjithashtu, trurit i duhet kohë për të sistemuar “gjërat”, që ke mësuar sot.
Disa gjëra, duhet t’i bashkojë dhe disa duhet t’i lerë në një anë, për një çast tjetër dhe këtë punë, e bën kur ti Ani fle. Pasi kur fle, truri është i qetë dhe punon me nge, duke gjetur vendet e përshtatshme, që kur të të duhen, ato “të vijnë me vrap”. Ti nesër do ta shohësh botën me një sy tjetër, sepse ti nesër do të jesh më i madh. Po nuk e bëri truri këtë punë ti do ti kesh gjërat rrëmujë.
Truri sillet njësoj si mami, që sistemon sendet e tua, pasi ti ke shkuar të flesh. Dhe në mëngjes apo kur të duhen, ti i gjen te vendi dhe të rregulluara. Dhe tani natën e mirë dhe gjumë të ëmbël.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.