Këshilla & Arsye

April 10, 2019 | 9:20

Nga Lira Gjika / Përvetësimi i të mirës dhe të keqes lidhet me mënyrën e edukimit

Mënyra e të reaguarit, që i vëmë në dukje tjetrit problemin, apo defektin, është e lidhur direkt me edukimin dhe përvetësimin e të mirës dhe të keqes. Ky është një problem që ka të bëjë me mënyrën e edukimit në kontekstin kulturor.

Ilira Gjika, Mjeke Pediatre

Ilira Gjika, Mjeke Pediatre

Duke u nisur nga qëllimi “i mirë” por pa takt, për ta “shkundur” personin për t’i tërhequr vëmendjen drejt problemit të tij, njerëzit harrojnë etikën dhe vetëpërmbajtjen. Atyre nuk ju shkon në mendje që të ndalen pak dhe të mendojnë nëse po bëjnë “mirë apo keq”. E keqja nuk qëndron pse e thonë, e keqja qëndron tek fakti, që ky konstatim nuk është i menduar dhe kështu nuk shfrytëzohet çasti i duhur, fjalët e duhura dhe vendi i duhur.

Këto element duhet të jenë detyrimisht së bashku për të dhënë rezultat nëpërmjet të mirës, përndryshe bën vetëm dëm, individi që i drejtohet ndihet i zvogëluar dhe i reduktuar vetëm tek problemi. Kjo sjellje që e hasim dhe e përdorim pa e kuptuar as vetë, është e lidhur direkt me të keqen edhe pse e bërë pa qëllim. Mungesa e etikës, e taktit, e lë njeriun të bjeri në “pellgun” e së keqes, duke u manipuluar prej saj, pa e kuptuar edhe pa e ndjerë. Më e keqja ndodh, kur këtë sjellje e përdorim me adoleshentët.

Një i rritur qoftë prind, kushëri apo mësues, pa u menduar i drejtohet një adoleshenti nën ndikimin e kësaj mënyre, për ti vënë në dukje defektin, sidomos në lidhje me peshën trupore, jo vetëm që bën dëm, por thellon edhe më shumë hendekun midis tyre dhe adoleshentit, duke fuqizuar muret e heshtjes. Adoleshenti edhe pse është i përkryer fizikisht, ai shikon tek vetja vetëm defektet. Për të shmangur ndjesinë mos pranuese ndaj vetes, i vetmi “shpëtim” janë fjalët pozitive, inkurajuese dhe orientuese të të rriturit.

I rrituri pranë adoleshentit, sidomos një mësues, mund të jetë “shpëtimtar” kur një i rritur tjetër reagon nëpërmjet etikes së mos përmbajtjes. I rrituri, mësuesi, me fuqinë e fjalës së saktë, mund t’i thotë: – Është e vërtet që të dhemb, e kam provuar edhe vetë, por gjëja më e mirë është të mos reagosh ndaj “dhimbja”. 

Ti duhet të përpiqesh që ta shmangësh atë dhe të mendosh me gjakftohtësi nëse është e vërtet! Dhe nëse është e vërtetë, atëherë të mendosh për zgjidhjen. Lëre mënjanë se çfarë thonë të tjerët. Je ti që do të zgjedhësh, do ti dëgjosh apo jo. Je ti që vendos, kë do të dëgjosh dhe çfarë do të bësh. Mos harro, vetja është zgjedhje.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top