Këshilla & Arsye

October 4, 2019 | 8:50

Nga Lira Gjika / Prania e të rriturit është e rëndësishme për ecurinë dhe zhvillimin e fëmijës

Kur fëmija nuk ka vullnet për të çuar një detyrë deri në fund, i rrituri pranë tij, qoftë prindi apo edukatori apo mësuesi, duhet ta nxitin duke u përfshirë edhe ata në aktivitetin që duhet të kryej fëmija.

Ilira Gjika, Mjeke Pediatre

Ilira Gjika, Mjeke Pediatre

I rrituri me durim, i tregon arritjet e fëmijës dhe sa shumë është rritur, madje është një nga detyrat e të rriturit ndaj fëmijës, që ti tregojë arritjet. Prindi apo mësuesi mund ti thotë se, po të ishte mërzitur dhe të kishte përtuar, nuk do të kishte mësuar të ecte, nuk do të kishte mësuar të fliste apo të përdorte dorën për të ushqyer veten dhe të vizatonte e të shkruante. Por nuk u mërzit, nuk përtoi dhe i realizoi.

Kështu duhet të vazhdojë të bëjë edhe tani, të dy bashkë do ja dalin, që t’i realizojë të mësojë e zbulojë gjërat përreth dhe aftësitë e tij brenda vetes. Gjithashtu duke mësuar me vullnet do të mundë t’i arrijë e nxjerrë nga shpirti gjërat e bukura, që ka aty, përndryshe nuk do të dijë si ti nxjerrë dhe mbi të gjitha, nuk do të gjejë fjalën e duhur për ta bërë mendimin të fluturojë sa më lart. Fëmija që t’ia dalë të realizohet si person, ka nevojë për prezencën e të rriturit.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top