Këshilla & Arsye

April 7, 2018 | 12:58

Nga Lira Gjika / Prindër, besimi i fëmijës ndërtohet nga sjellja juaj!

Fëmija ju njeh dhe brendëson nëpërmjet veprimeve, qëndrimeve dhe fjalorit që ju përdorni me të, fëmijën tuaj si dhe në marrëdhënie me të tjerët.

Nga Lira Gjika Pediatre

Nga Lira Gjika
Pediatre

Nëse ju do të jeni në dispozicion të fëmijës me qetësi, me zë të ëmbël, të duruar, me shumë respekt dhe duke e ndihmuar e nxitur për të përvetësuar sa më shumë njerëzore, nëpërmjet qetësisë e respektit, natyrisht duke i dhënë kohën e duhu, pra kur të jetë gati për të kryer veprimet dhe artikuluar fjalët, fëmijët tuaj do të arrijnë t’u brendësojnë si personat më të sigurt dhe modeli se si duan të bëhen.

Nëse ju prindër do të demonstroni padurim, nervozizëm apo do ti etiketoni, do t’i trajtoni si sende në dispozicionin tuaj, nuk do të gjeni çastin e duhur për ti folur e tërhequr vëmendjen për një veprim apo fjalë, atëherë ju nuk do të jeni persona të sigurt për fëmijën tuaj, por personat që i keni mësuar e ushqyer vetëm frikën, ndrojtjen dhe mosbesimin edhe pse i doni shumë.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top