Këshilla & Arsye

March 4, 2019 | 11:57

Nga Lira Gjika / Prindër, besimi juaj tek fëmijët rrit dhe forcon sigurinë e tyre

Të besosh, do të thotë të dalësh nga niveli i nevojës dhe i mbijetesës. Të besosh do të thotë, të mundësh frikën nga vetmia dhe tjetri, si armik i mundshëm. Të besosh, do të thotë, që edhe kur je përpara armikut dhe rrezikut, të shohësh një njeri dhe të gjesh një mundësi për të evituar ndjenjën që e pushton njeriun në këto situata, pra të mposhtësh frikën.

Ilira Gjika, Mjeke Pediatre

Ilira Gjika, Mjeke Pediatre

Të besosh do të thotë ta përdorësh frikën, ta vësh atë në shërbim të vetes si një energji, gati pafundësisht e madhe, që nuk duhet çuar dëm. Dhe besimi fillon te nëna. Është ajo që kur sheh fëmijën e saj për herë të parë e di që fëmija e saj, djalë apo vajzë qoftë, do të jetë një njeri që do e dojë shumë këtë jetë “kaq të hidhur dhe të ëmbël” siç e quante Kuteli i madh.

Fëmija i saj do të jetë një njeri, që do t’i përkasë njerëzores e qytetares e jo frikës e eksitimit nga dyshimi te vetja. Ajo në çdo hap të tij, do jetë aty me dashurinë e saj për jetën dhe të mirën. Nëna, po besoi te fëmija i sajë dhe ta perceptojë atë, fëmijën, si një person më vete, nuk lejon, që frika të transformojë fëmijën e saj në preh të dyshimit, frikës dhe të keqes.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top