Këshilla & Arsye

November 23, 2018 | 11:29

Nga Lira Gjika / Prindër, çdo fëmijë ka të drejtë të ketë kohë, pasi kjo i ndihmon ta jetojnë jetën si zbulim dhe jo si frikë apo dështim

Një nga të drejtat e fëmijës është e drejta për të patur kohë. Këtë të drejtë të fëmijës, për fat të keq, të rriturve as nuk u shkon në mend që ekziston dhe për më tepër që është një nga detyrat më të rëndësishme për mirërritjen e fëmijës.

Ilira Gjika, Mjeke Pediatre

Ilira Gjika, Mjeke Pediatre

Kjo e drejtë e cila është e bazuar në durimin dhe tolerance e të rriturve që së bashku me besimin e prindit, edukatorëve dhe mësuesve tek fëmija, e ndihmojnë atë, fëmijën, të rritet i shëndetshëm dhe të jetojë jetën e tij si zbulim dhe jo si frikë dhe dështim. Njohja e kësaj të drejte nga të rriturit, shmang te fëmija ndjenjën e frikës dhe të turpit nga vetja, sepse nuk arrin të kënaqë mamin apo mësuesen.

Kjo e drejtë “që ti jepet kohë fëmijës” derisa të jetë gati për të realizuar një veprim apo detyrë, duhet të kthehet në princip të edukimit tonë për fëmijët. Dhe të shmangim këtë mënyrë të ashpër të trajtimit të fëmijëve që vetëm i pengon dhe fyen sepse nuk janë të zot, kur të pazotët jemi ne, që nuk njohim detyrat tona dhe të drejtat e fëmijës.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top