Këshilla & Arsye

December 6, 2018 | 11:39

Nga Lira Gjika / Prindër, çdo proces trupor është dhe proces psikik, prandaj nuk ka fjalë të “ndaluara”

Fëmija në moshën dy vjeç-dy vjeç e gjysmë fillon të thotë fjalë të “ndyta” apo të “pista” me karakter anal. Të rriturit kur dëgjojnë fëmijët të përdorin këto fjalë reagojnë gati si të papërgjegjshëm duke i paragjykuar. Madje prindërit kur ndodhen në publik, turpërohen nga fjalët e fëmijës, gjë që provokon frikën se të tjerët do të mendojnë se ata janë të paedukuar dhe nuk dinë të edukojnë fëmijën e tyre.

Ilira Gjika, Mjeke Pediatre

Ilira Gjika, Mjeke Pediatre

Kjo moshë përkon me periudhën kur fëmija fillon të përpiqet të fitojë kontrollin mbi aktin e urinimit dhe defektimit. Njëkohësisht edhe nëna pothuaj të gjithë vëmendjen e ka të përqendruar pikërisht tek realizimi i këtyre proceseve. Problemi qëndron tek fakti se fëmija po ndërton perceptimin e këtyre proceseve. Ai do të dijë gjithçka: fjalorin anatomik si dhe atë funksional që i përket kësaj zone; dhe nuk duhet harruar se çdo proces trupor është dhe proces psikik.

Nëse të rriturit do të tregohen tolerantë dhe inkurajues me fëmijën, duke i pohuar se ai po rritet dhe natyrisht po zbulon funksione të vetes dhe emërtimet e tyre. Por siç nuk i kryejmë këto veprime në prezencë të tjerëve sepse janë personale, ashtu edhe fjalët që i përkasin nuk i përdorim kudo dhe me këdo.

Pra, në vend që të turpërohet, i rrituri duhet të bëjë këtë shpjegim të vogël dhe fëmija do të vazhdojë me zbulimet e reja për veten e tij. Këto fjalë tregojnë një stad psikik të caktuar. Ndjenja e turpërimit tek prindërit, krijon tek fëmija “ngecje”, konfuzion, duke e penguar procesin nga zhvillimi normal.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top