Këshilla & Arsye

December 18, 2018 | 12:52

Nga Lira Gjika / Prindër dhe mësues, nxitni sa më shumë përdorimin e librit, pasi asnjë mjet alternativ nuk e zëvendëson atë

Prindër dhe mësues, mos u lodhni të gjeni mënyra sa më të pranueshme e bindëse për fëmijën që të lexojë edhe libra. Është e vështirë për fëmijën të marrë iniciativën të lexojë vetë një libër, kur nuk shikon të rriturin të bëjë të njëjtën gjë.

Ilira Gjika, Mjeke Pediatre

Ilira Gjika, Mjeke Pediatre

Lexoni ju të parët libra që ata të shohin se edhe pse keni tablet dhe smartphone ju prapë nuk e ndani librin.

Leximi i librit është ushtrimi psikomotor dhe psikoemocional më i fuqishëm dhe i shëndetshëm për njeriun. Leximi aktivizon të gjitha shqisat e njeriut dhe i ndërthur ato me memorien, fantazinë dhe imagjinatën. Në këtë mënyrë fuqizohen të tëra proceset e mendjes. Kjo mënyrë e të vepruarit është karakteristikë vetëm e njeriut. Në të kundërt, kur shikimi gërshetohet me tv, tablet apo smartphone, ndodh ai lloj kombinimi i cili dikton dhe kufizon imagjinatën së bashku me fantazinë.

Filozofi francez Gilles Deleuze shkruan: ‘Doni të harroni një hall apo dhimbje, lexoni një libër dhe gjithçka ndodh si me magji’.

Leximi ndihmon në ‘hapjen e mendjes’ ndërsa mjetet elektronike e ‘mbyllin’ atë duke e spostuar mendjen në vend të dytë. E kemi provuar të gjithë që shohim diçka në tv edhe pse nuk na pëlqen apo nuk e kuptojmë. Pikërisht kjo dukuri duhet shmangur!! Një mjet elektronik nuk duhet të detyrojë ju apo fëmijën tuaj ta konsumoni kohën pa e kuptuar pavarësisht bezdisë apo pakënaqësisë që të krijon. 

Prandaj prindër dhe mësues kujdes. Njeriu falë fantazisë dhe imagjinatës doli në hapësirë, shkoi në fund të detit dhe riprodhoi njeriun (veten) në epruvete. Tv, tabletat apo smartphone-t dhe arritje të tjera, janë shumë të mira dhe lehtësuese, por nuk e zëvendësojnë librin. Libri duhet të mbetet gjithnjë në vend të parë.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top