Marrëdhënie

March 17, 2018 | 12:17

Nga Lira Gjika / Prindër! Dialogu është mënyra më e mirë e ndërtimit të marrëdhënieve me fëmijën

Prindër dialogoni me fëmijën, mos e merrni në pyetje. Edhe ju po t’ju marrin në pyetje ndiheni keq, pse e bëni këtë gjë me fëmijën tuaj?
Dialogu është mënyra më e mirë e komunikimit për njerëzit. Edhe me fëmijën duhet të komunikojmë e ndërtojmë marrëdhënie vetëm nëpërmjet dialogut.

Nga Lira Gjika Pediatre

Nga Lira Gjika
Pediatre

Dialogu fuqizon besimin te fëmija dhe falë tij, fëmija e ka me te lehtë të aktivizojë potencialët drejt auto-realizimit. Kur dialogu zhvillohet nëpërmjet gjykimit dhe krahasimit, atëherë dialogu prishet dhe kthehet në marrje në pyetje. Kur biseda merr këtë “rrugë”, fëmija bëhet konfuz dhe e pushton pasiguria së bashku me harresën, të cilat ushqejnë frikën në mënyrë të habitshme. Për pasojë, bisedat me prindin kthehet në vuajtje, e cila pushton shpirtin, dhe nuk le vend për gëzimin.

Kështu, me shumë gjasa, do të instalohet dilema, po vuan apo po jeton. Dilemat kanë vetinë që po u instaluan, lenë gjurmë në psikën e fëmijës dhe natyrisht kjo gjurmë nuk është për mirë. 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top