I rrituri, kur ndjen se shkalla e bezdisë dhe e nervozizmit të tij po shtohet nga veprimet e fëmijës, ose duhet të largohet, ose duhet të ruajë qetësinë dhe të ndihmojë fëmijën, që edhe ai të qetësohet dhe të pranojë kufizimin, i cili e bezdis apo e trishton.
Të gjithë specialistët e fushës të shëndetit mendor insistojnë që i rrituri të përpiqet të dallojë dhe njohë veprimet e veta në gjendje të caktuara, që të mund t’i parandalojë.
Kur reagohet ndaj fëmijës duhet kuptuar se cila situatë dominon: “acarimi i nervave” apo përgjegjësia? Gjithashtu në marrëdhënien me fëmijën , shpesh i rrituri, pushtohet nga një ndjesi për ta mposhtur atë. Kjo ndjesi, është e pavetëdijshme, por nuk duhet anashkaluar. Me pak vëmendje mund te arrihet të parandalohet veprimi nga nervozizmi dhe bezdia, kështu evitohet prishja e komunikimit dhe të qenit të huaj ndërmjet tyre.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.