Këshilla & Arsye

September 18, 2019 | 9:47

Nga Lira Gjika / Prindër, është detyrë e juaja t’u mësoni fëmijëve të përdorin gërmat dhe numrat!

Gërmat dhe numrat janë të lidhur ngushtësisht me njëri-tjetrin, me gjuhën fjalën dhe mendimin, ato janë pasqyrë e njëri-tjetrit. Ata janë tregues të nivelit të mjedisit gjuhësor, ku fëmija bën pjesë. Sa ka mundur i rrituri, ta ndihmojë fëmijën në përvetësimin e shenjave të gjuhës, gërmat dhe numrat, që të mund ti përdorë me zhdërvjelltësi.

Ilira Gjika, Mjeke Pediatre

Ilira Gjika, Mjeke Pediatre

Gërmat dhe numrat ushtrojnë në psihën e njeriut atë efekt, që ushtron frymëmarrja, apo marrja dhe nxjerrja e frymës në mushkri. Gërmat kanë efektin, që bën marrja e frymës, që mbush pulmonet plot me ajër e oksigjen. Gërmat duke u bashkuar formojnë fjalët, që vënë në punë dhe “hapin” mendjen të krijojë mendime. Fjala e vendos mendjen të mendojë sipas nivelit dhe sasisë së tyre, fjalëve. Numrat janë si nxjerrja e frymës, që “pastron” pulmonin nga ajri i tepërt dhe i varfër në oksigjen. Numri e “shtrydh” mendjen dhe e koncentron mendimin, që të shprehet në nivel simbolik

Hapja e mendjes bëhet nga bashkimi i shkronjave, që ndërtojnë fjalët ndërsa numrat i kthejnë fjalët në simbole dhe së bashku e çojnë gjuhën nga një nivel komunikimi i thjeshtë, në atë më të lartë, që është kreativiteti. Prandaj prindër e mësues kini kujdes, kur shpreheni për fëmijët:- në gjuhë është mirë, por në matematikë “nuk ja thotë”, ose e kundërta. Ky konstatim i juaji, nuk tregon paaftësinë e fëmijës, por paaftësinë tuaj, për të gjetur mënyrën efikase që fëmija të mund ti përdorë të dyja.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top