Këshilla & Arsye

August 25, 2018 | 10:00

Nga Lira Gjika / Prindër, flisni me fëmijët në çdo kohë, mos i lini vetëm në moshat më delikate

Prindër po afron shkolla. Fëmijët tuaj i ka pushtuar ankthi i fillimit të shkollës. Gjithë ditën aty e kanë mendjen. Përpiqen të qetësojnë veten duke menduar që të paktën edhe sot është pushim dhe shkolla do edhe disa ditë, që të fillojë. I shihni ashtu energjikë dhe shpesh grindavecë, këto sjellje janë tipike të një gjendjeje të pasigurt, që më tepër të krijon frikë se gëzim.

Ilira Gjika, Mjeke Pediatre

Ilira Gjika, Mjeke Pediatre

Shpesh ju prindër përdorni shprehjen: “po bëre kështu nuk të kam xhan” dhe fëmijëve iu duket se vetëm po të sillen mirë dhe të dalin mirë me mësime ju mund t’i doni. Në një anë frika nga shkolla dhe nga ana tjetër, këto lloj shprehjesh, i bëjnë fëmijët të ndihen shpesh të dështuar, pasi nuk arrijnë të kenë rezultatet dhe sjelljet, që ju prindër prisni dhe ata ndihen keq.

Gjithashtu në shkollë, mësuesit nuk u tregojnë se çfarë gjëje të re kanë mësuar dhe kuptuar atë ditë. Kështu, këto sjellje të të rriturve, që natyrisht nuk bëhen me qëllim, por thjeshtë për inerci të zakonit të trashëguar, fëmijët janë për gjatë gjithë kohës në një gjendje të ndërmjetme që i di mësimet, i kupton ato apo është i pazoti?

Prindër flisni me fëmijët tuaj, pyetini si ndihen. Tregojini çfarë keni ndjerë edhe ju kur ishit në moshën e tyre. Mos i lini vetëm në këto mosha të brishta, duke u nisur nga tradita jonë e mbrapshtë se fëmijët nuk kuptojnë. Duhet të dini edhe një gjë. Fëmijët tuaj janë duke ndërtuar mekanizmat psikoemocionalë dhe gjuhësorë si një person më vete.

Kjo rrugë fillon me ndjesinë e të qenit vetëm, pra po ndjejnë e provojnë vetminë. Prindër, mësues, flisni me fëmijët apo nxënësit për këtë fazë që po përjetojnë, vetmia nuk është një ndjesi e lehtë përkundrazi, po të pushtoi krijon vetëm trishtim dhe mosbesim.

Kujdes prindër dhe mësues, keni shumë në dorë për të bërë që ndjenja e vetmisë nga një fazë kalimtare e procesit të rritjes, mund të bëhet terreni ku të shtjellohet gjithë psiha e fëmijës gjatë rritjes dhe të bëhet i rritur depresues dhe problematik.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top