Këshilla & Arsye

March 26, 2018 | 13:15

Nga Lira Gjika / Prindër, heshtja shton pasigurinë tek fëmijët!

Kur dy bashkëshortë dhe prindër fëmijësh, grinden me njëri-tjetrin, apo janë të acaruar ndërmjet tyre, edhe pse përpiqen të mos e demonstrojnë para fëmijëve, fëmijët e dinë, fëmijët e kuptojnë, që prindërit janë keq me njëri-tjetrin.

Nga Lira Gjika Pediatre

Nga Lira Gjika
Pediatre

Në këto raste, shkalla e ankthit te fëmijëve është shumë e lartë. Prandaj, merruni seriozisht me ata, fëmijët. Mos harroni, fëmijët janë 5 herë më të shpejtë, në të kuptuarin e gjërave dhe situatave, sesa të rriturit. Pavarësisht, që nuk shprehen, pasi kanë shumë frikë, ata janë në dijeni të asaj, që po ndodh, edhe pse të rriturit nuk demonstrojnë gjë.

E kini kot që fshiheni, sepse nuk mund të fshihni asgjë prej tyre. Kështu, flisni me ta, pasi është mënyra e vetme, për t’i qetësuar. Tregojini thjeshtë, se jeni të nevrikosur me njëri-tjetrin, për një arsye të caktuar, ashtu siç i ndodh edhe atyre, kur nuk u plotësohet një dëshirë, apo u prishet ndonjë gjë.

Mos i trajtoni ata si të paaftë dhe që nuk kuptojnë gjë. Sigurojini që i doni shumë. Heshtja shton vetëm pasigurinë për fëmijët tuaj. Dhe pasiguria e bën rrugën e rritjes shumë më të vështirë.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top