Këshilla & Arsye

September 13, 2019 | 9:00

Nga Lira Gjika / Prindër, inkurajojini fëmijët për të zbuluar, njohur dhe mësuar

Rruga e rritjes dhe edukimit është e gjatë dhe me shumë të papritura, pa të cilat, fëmija nuk mund të rritet. Ai duhet t’i përballojë, përjetojë dhe përvetësojë këto të papritura. Këtu qëndron dhe çelësi i edukimit.

Ilira Gjika, Mjeke Pediatre

Ilira Gjika, Mjeke Pediatre

Prindërit kanë një rol shumë të rëndësishëm, në këtë proces, ata janë modeli dhe siguria, por këtë rrugëtim, fëmija do ta realizojë vetë. Edhe pse do të jetë krah prindërve, ai, prapë, do ta përjetojë vetëm me veten e tij.

Prindër, nëse vërtetë doni ta mbroni fëmijën, shikojeni si një njeri që po rritet. Mos e trembni me frikën tuaj alarmante, sepse vetëm dëm i bëni, por inkurajojeni, mësojeni dhe nxiteni, si të administrojë ankthin, frikën, pasigurinë dhe përballjen me tjetrin. Mësojini dhe nxiteni, se njeriu sa rron ka gjithmonë gjëra për të zbuluar, njohur dhe mësuar.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top