Këshilla & Arsye

December 5, 2019 | 8:24

Nga Lira Gjika / Prindër, jeni ju ata që ndikoni në fuqizimin dhe pasurimin e memories së fëmijëve

Memoria është veti e çdo gjallese pasi është e lidhur me ekzistencën dhe vazhdimësinë e species. Memoria nuk është një veprim për të kujtuar, por, një proces, që krijohet nga një shumësi ndërthurjesh dhe veprimesh të strukturave trunore dhe psiqike dhe po ashtu krijon struktura e ndërthurje të mëtejshme.

Ilira Gjika, Mjeke Pediatre

Ilira Gjika, Mjeke Pediatre

Ky proces fillon e aktivizohen që në çastin e ngjizjes dhe fuqizohet menjëherë pas lindjes. Janë këto mekanizma që e ndihmojnë të porsalindurin e çdo gjallese, të përballojë ardhjen në këtë botë, të njohë nënën dhe ushqimin. Nëpërmjet komunikimit me nënën, fillon e aktivizohet memoria për të regjistruar situatat e ndryshme, që përjetojnë së bashku, që kur të përsëritet të dijë se çfarë po ndodh dhe do ti ndodhë.

Te njeriu ky proces është më i ndërlikuar pasi lidhet me vetinë autentike të njeriut, që është fjala dhe aftësia kreative e njeriut për fantazuar e shpikur, pra për të menduar e krijuar. Kujdes prindër, ju kini në “dorë” që fëmija juaj të pasurojë e fuqizojë memorien me “gjëra” të cilat shmangin situatat e mbijetesës. Memorizimi i situatave të tilla, aktivizon mekanizmat e harresës dhe frikës, që influencojnë në shëndetin mendor dhe fizik të njeriut, në mënyrë afatgjatë.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top