Këshilla & Arsye

February 15, 2019 | 9:48

Nga Lira Gjika / Prindër, kini kujdes! Prekja ndikon në zhvillimin e sferës emocionale të fëmijës

Lëkura është organi i parë që formohet dhe është i lidhur direkt me shqisën e prekjes e cila edhe ajo, është shqisa e parë që formohet. Lëkura është organi më i ndjeshëm dhe “mjeti” ynë i parë i komunikimit. Gjithashtu është “mjeti” më efiçent për mbrojtjen tonë.

Ilira Gjika, Mjeke Pediatre

Ilira Gjika, Mjeke Pediatre

Shkencëtarët e cilësojnë lëkurën që së bashku me trurin janë dy aparatet tona më të rëndësishme dhe të lidhur ngushtësisht me njëri-tjetrin. Ata tërheqin vëmendjen për kujdesin që duhet të tregojmë ndaj saj, sidomos në periudhën e fëmijërisë.

Prekja e fëmijës me kujdes, butësi dhe mirëmbajtja e lëkurës influencojnë direkt në zhvillimin e sferës emocionale të fëmijës. Një fëmijë i keqtrajtuar apo i prekur ashpër apo i keqtrajtuar fizikisht apo i mbajtur me higjienë të ulët, nuk mund të realizojë një zhvillim psikoemocional cilësor. Kujdes prindër, edukatorë, të rritur, kur prekni fëmijën kujdesuni të kontrolloni lëvizjet tuaja që të jenë të buta dhe jo me rrëmbim dhe pakujdes.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top