Këshilla & Arsye

January 11, 2019 | 12:19

Nga Lira Gjika / Prindër, komunikimi nervoz me fëmijët tuaj adoleshentë shkëput dialogun me ta dhe u ul vetëbesimin

Prindër, mësues, mos u hutoni pas veprimeve që bën adoleshenti, por përpiquni të mendoni se çfarë do të bëni ju që të mund t’i rezistoni me qetësi dhe pa lejuar emocionet tuaja t’u “marrin” përpara.

Ilira Gjika, Mjeke Pediatre

Ilira Gjika, Mjeke Pediatre

Adoleshenti dihet se si vepron, me furi ose indiferent dhe largohet. E rëndësishme është se si do të reagoni ju. Kur nuk i përballoni dot apo nervozoheni, më mirë heshtni ose largohuni dhe përpiquni të gjeni një çast të dytë. Të gjeni një çast kur mund t’i besoni vetes se do të ruani qetësinë dhe do të flisni pa u nervozuar. Kur të flisni me adoleshentin, dëgjojeni me kujdes dhe zgjidhini fjalët.

 

Jeni ju të rriturit që me sjelljen, etikën tuaj të komunikimit, do ta tërhiqni drejt vetes pa u imponuar nëpërmjet forcës, kërcënimit dhe fyerjeve që më shumë ju largojnë. Po hyri në lojë nervozizmi, natyrisht që dialogu ndërpritet dhe për dialog, kanë nevojë të dy palët, si adoleshenti po ashtu edhe të rriturit. Ju të rritur, prindër dhe mësues do të ndiheni të dështuar, ndërsa adoleshenti do të mbetet pa “kapiten” që ka kaq shumë nevojë për të fituar besimin te vetja.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top