Studim

March 19, 2018 | 10:05

Nga Lira Gjika / Prindër, kontrolloheni mirë veten tuaj kur prekni fëmijët!

Një vajze dhe një djali adoleshentë, i duhet mësuar një gjë me insistim, se respekti për veten, fillon me trupin. Nuk duhet të lejojnë të tjerët tu përdorin trupin, jo vetëm se aty është jeta dhe vetja e tyre, por kur lejon, që dikush të përdor trupin, është sikur t’i vendosësh çelësin pikërisht asaj vetie natyrore, që ka të bëj me ekzistencën dhe jetën, inteligjencës.

Ilira Gjika, Mjeke Pediatre

Ilira Gjika, Mjeke Pediatre

Kjo do të thotë të mos lejosh inteligjencën të të udhëheq. Jo rrallë shumë djem dhe vajza bien pre e shfrytëzimit seksual ku të rriturit, nëpërmjet shpërblimit monetar, përdorin trupin e tyre. Ky lloj profesioni, që quhet dhe më i vjetri në botë, është karakteristik e njerëzve me nivel të ulët inteligjence. Ata nuk janë të aftë të ndërtojnë rrugën e jetës së tyre nëpërmjet vullnetit dhe punës. Ata i nënshtrohen abuzimit, që nuk kërkon asnjë lloj inteligjence për veten, por durim, nënshtrim dhe shtirje. Të rritur! Nuk janë vetëm femrat që prostituojnë, ka më shumë meshkuj seç ju shkon në mendje, që janë pre e abuzimit seksual dhe fatkeqësia më e madhe është se për këtë gjë nuk flitet fare, as nga profesionistët, as shtypi edhe pse është një dukuri që haset edhe në shkolla.

Nëna dhe baballarë! Kur i prekni fëmijët, kontrollojeni mirë veten tuaj, tensionin nervor, shkallën e eksitimit apo ankthin, por sidomos inatin, që përjetoni për një arsye apo një tjetër. Kur ju e prekni keq fëmijën tuaj, fëmija mendon se kaq është e mira apo kjo është e mira. Këto gjëra nuk ndryshojnë me rritjen. Kjo mund të ndodhë, vetëm nëse njeriu arrin të bëhet i vetëdijshëm për problemin e tij.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top