“Po qan se u rrëzove, na dhe një shpullë nga unë që të qash tamam”. Këtë shprehje e mendoja të dale nga përdorimi, por jo, nuk ishte e vërtetë. Kjo shprehje vazhdon të jetë prezent njëlloj si shprehjet, torollak, budalla, idiot.
Si është e mundur që një baba, mama apo gjyshër të mos e kontrollojnë dot veten e tyre dhe t’u drejtohen fëmijëve, mbesave e nipërve të tyre në këtë mënyrë kaq të pa përgjegjshme. Kur i pyet këta njerëz se pse sillen kështu? Ata të përgjigjen menjëherë, “po unë e dua shumë, unë vdes për të”. Kam kuptuar se këta njerëz nuk dallojnë dot që veprimi i fëmijës dhe reagimi i tyre, nuk kanë asnjë lidhje.
Ata thjeshtë përsërisin sjelljet që kanë përjetuar e brendësuar kur ishin fëmijë. Tani që janë të rritur nuk janë në gjendje të menaxhojnë veten e tyre emocionale. Ata vërtet i duan shumë, por kur janë të nxehur nuk dinë se çfarë thonë dhe bëjnë.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.