Edukimi është ajo mënyrë të sjellje e transmetuar nga i rrituri te i parrituri. Nga prindi tek fëmija e që vazhdon me shkollën, sistemin e vlerave dhe modelet që ofron një shoqëri apo vend. Edukimi ka të bëjë me vetëdijen për të mirën dhe të keqen, gjë në të cilën edukimi ynë lë për të dëshiruar.
Ne e përdorim si fjalë apo e kërkojmë nga fëmija të “sillet mirë” të mos “bëhet i keq”, po se si realizohet e fitohet kjo veti askush nuk ja mëson fëmijës. Ndërkohë që kërkojmë nga fëmija vetë shajmë, etiketojmë dhe përgojojmë pa e patur problem. As na shkon në mënd për përgjegjësitë tona. Furia emocionale na err sytë dhe kështu harrojmë të jemi të vetëdijshëm dhe përzgjedhës në fjalët e veprimet tona.
Edhe pse përpiqemi shumë të bëjmë më të mirën, prapë nuk kemi arritur aty ku duhet për ta realizuar këtë proces, që në radhë të parë është emancipim.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.