Këshilla & Arsye

September 7, 2019 | 8:18

Nga Lira Gjika / Prindër kujdes! Fëmijën nuk e dëmton e vërteta, por gënjeshtra dhe mosmarrja seriozisht e tij

“Po kam frikë se vuan, prandaj nuk i tregoj të vërtetën, po edhe nuk di si t’ia them”. Kështu ma shpjegonte një prind se përse e gënjente fëmijën për të vërtetën e situatës që po përjetonin në familje. Një ditë, prindërit kishin kuptuar, se fëmija i kishte gënjyer dhe e pyetën pse u soll në këtë mënyrë? Fëmija u përgjigj thjeshtë “edhe ju kështu silleni me mua”.

Ilira Gjika, Mjeke Pediatre

Ilira Gjika, Mjeke Pediatre

Prindër është më mirë të tregoni situatën ashtu siç ju e përjetoni, që nuk ndiheni mirë apo ndiheni të pasigurt. Mund të thoni që: nuk di të ta them, pasi nuk di t’ia them as vetes situatën, që përjetoj. Ose: po kalojmë një situatë të paqartë ashtu siç edhe ty të ndodh, kur nuk e di mirë një gjë dhe nuk di ta thuash. Jo vetëm fëmijëve, por edhe të rriturve u ndodh një gjë e tillë. Të rritur, është mirë t’i kërkohet të falur fëmijës, pikërisht pse nuk jeni gati për t’i treguar, se çfarë po ndodh.

Kjo mënyrë sjelljeje, e ndihmon fëmijën të kuptojë se nuk është ai shkaktari, se siç e kam shkruar edhe herë të tjera, fëmija mendon dhe beson, se ai është fajtori për situatën që kalon familja. Gjithashtu, e dyta gjë, që fillon të kuptojë fëmija dhe është po kaq e rëndësishme, se edhe të rriturit, pra gjithë njerëzit, nuk dinë t’i thonë gjërat menjëherë, kalojnë situata, periudha të paqarta që u duhet kohë t’i kuptojnë e menaxhojnë.

Nuk ka rëndësi se çfarë ndodh, problemi qëndron se sa pozitivisht e përdorim situatën. Njeriu nuk mëson kur nuk i ndodh asgjë, kjo vlen edhe për fëmijën, kur ndodh diçka, i rrituri pranë fëmijës e asiston, që eksperienca e sapoprovuar të vlejë pozitivisht. Apo fëmija të mësojë diçka pozitive. Përpiquni prindër dhe të rritur të tjerë të mos i gënjeni fëmijët, por t’i tregoni të vërtetën. Fëmijën nuk e dëmton e vërteta por gënjeshtra dhe mosmarrja seriozisht e tij.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top