Këshilla & Arsye

October 11, 2019 | 9:00

Nga Lira Gjika / Prindër, kujdes kur flisni, pasi fëmija regjistron gjithçka dhe ndërton opinionet e tij sipas fjalëve dhe qëndrimeve të të rriturve

Diskriminimi i njeriut nga njeriu fillon e tiret në fëmijëri, nga ato bisedat e papërgjegjshme të të rriturve për X dhe Y. Fëmija luan në një cep me lodrat e tij dhe ky është momenti kur fëmija është në kulm të përqendrimit për të dëgjuar me vëmendje të rriturin.

Ilira Gjika, Mjeke Pediatre

Ilira Gjika, Mjeke Pediatre

Energjia e tij e madhe që nuk e lë të përqendrohet, tani është e kanalizuar në lojë dhe kështu ka mundësi të dëgjojë me vëmendje të rriturin. Të rriturit të bindur se fëmija nuk dëgjon, flasin pa e kontrolluar veten. Të rritur pranë fëmijës, prindër, kini kujdes kur flisni sidomos kur fëmija luan në një cep, madje mund t’u ketë kthyer edhe kurrizin, por vëmendjen e ka te ju.

Fëmija regjistron gjithçka dhe pak nga pak, ndërton opinionet e tij sipas fjalëve dhe qëndrimeve të të rriturve, sidomos të prindërve të tij. Kështu tirret e mira dhe e keqja në shpirtin e një fëmije dhe kur rritet nuk i shpëton dot modelimit të fëmijërisë. Edhe pse jetojnë në një vend edhe pse mësojnë e punojnë bashkë, nëse kanë mësuar të dallojnë të metat e tjetrit, zor se do të ndërtojnë ura komunikimi dhe respekti të njeriut ndaj njeriut.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top