“Nuk jam fëmijë un”, apo “çfarë jam unë, fëmijë” ?! Këto janë shprehje të një të rrituri të nervozuar, kur ndihet i pa marrë në konsideratë. Këto reagime të pavetëdijshme, që po në mënyrë të pavetëdijshme, transmetohen nga një brez në tjetrin, nuk tregojnë gjë tjetër veçse përjetime fëminore të fshira nga kujtesa, por të ngulura thellë në pavetëdije, që shfaqen si sjellje, kur fëmija bëhet i rritur.
Ai, i rrituri, në mënyrë të pavetëdijshme, përsërit frazën e të rriturit, që dëgjoi kur ishte fëmijë dhe tani, kur gjendet në një situatë të njëjtë për nga ndjesia e moskonsiderimit, reagon në mënyrë të vetvetishme duke bashkangjitur të dy dhimbjet në një veprim nervoz, siç janë këto shprehje.
Këto shprehje dhe reagime të tjera nervoze, pasqyra të një faze të jetës të papërfillur, tregojnë ngulitjen e mospërfilljes si sjellje dhe si mënyrë trajtimi, që nga vetja, fëmija dhe tjetri.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.