Këshilla & Arsye

October 30, 2019 | 9:00

Nga Lira Gjika / Prindër, kujdes me shprehjet që zhvleftësojnë marrëdhënien prind-fëmijë!

Shprehjet që po përdoren gjithnjë e më shumë për marrëdhëniet prind-fëmijë dhe që po perceptohen si tregues cilësorë: “se unë e kam shok djalin apo vajzën”, apo shprehja tjetër “përpiqem të jem shok me fëmijën tim”, janë shprehje zhvleftësuese për marrëdhënien prind-fëmijë.

Ilira Gjika, Mjeke Pediatre

Ilira Gjika, Mjeke Pediatre

Marrëdhënia prind-fëmijë është marrëdhënia bazë në jetën e njeriut, pasi është marrëdhënia që ndërton sigurinë dhe besimin te vetja dhe tjetri. Prandaj kjo marrëdhënie nuk duhet anashkaluar apo krahasuar me marrëdhënie të tjera që e kanë bazën te marrëdhënia prind-fëmijë dhe cilësia e saj.

Këto marrëdhënie, nga natyra, janë shumë të vështira, pasi nga prindi gati kërkohet vetëmohim dhe prindi bën më të mirën që di dhe këtë “investim” shkon dhe e shvleftëson me deklaratën që bën që janë shokë. Me këtë deklaratë prindi i tregon fëmijës, se marrëdhëniet më të mira dhe më të sigurta, gjenden jashtë familjes dhe shtëpisë. Shokët dhe shoqet njeriu i gjen vetë në mjedise jashtë familjes dhe vendos po vetë sa dhe si do të jenë këto marrëdhënie, ndërsa prindër, njeriu ka vetëm dy, një nënë dhe një baba nga të cilët ai vjen dhe nuk i zgjedh vetë. Prindër kini kujdes me fjalët dhe shprehjet që përdorni.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top