Këshilla & Arsye

February 20, 2019 | 10:26

Nga Lira Gjika / Prindër kujdes me sjelljet që pengojnë rritjen e fëmijës, bëhuni pjese e progresit të tyre dhe jo pengesë!

“Të thashë, por nuk dëgjove dhe ja tani.. shih si je bërë”. Këto fjalë shoqërojnë çdo hap të “gabuar”, që bën fëmija, sidomos kur ka marrë një paralajmërim nga të rriturit. Për gjatë eksplorimit të mjedisit dhe të forcave të tij, fëmija shpesh herë, do të bëhet pis, do të rrëzohet e vritet. Të rriturit pranë tij, duhet ta inkurajojnë, që të vazhdojë të eksplorojë dhe të mos ketë frikë.

Ilira Gjika, Mjeke Pediatre

Ilira Gjika, Mjeke Pediatre

Të bërit “pis” tregon, që fëmija nuk ka ndenjur, por ka luajtur e eksploruar. Dhe rrëzimet janë pjesë e rritjes, që ndihmojnë të fitohet kontrolli dhe kujdesi ndaj vetes. Ato nxitin zhdërvjelltësinë e trupit dhe  mendjes, për mbrojtjen dhe evitimin e dëmtimit. Pa këto eksperienca, që janë gjimnastika më e mirë për të fituar besimin te vetja, njeriu nuk do ja kishte dalë të eksploronte botën dhe të dilte në hapësirë.

Janë këto frikra të vlerësuara drejtë në fëmijëri, që bëjnë të mundur të rriturin e suksesshëm dhe me vullnet e fantazi të shëndetshme. Prindër, shmangeni këto shprehi jocilësore, për rritjen e fëmijëve tuaj. Ata janë të “projektuar” për të ardhmen, përpiquni të jeni pjesë e progresit të tyre dhe jo pengesë.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top