Ajo që i mungon edukimit tonë, është koncepti i të mirës dhe të keqes. Ne i përdorim si fjalë apo e kërkojmë nga fëmija të “sillet mirë” të mos “bëhet i keq”, por se si ndodhin e fitohen këto veti, askush nuk ia mëson fëmijës.
Të rriturit pranë fëmijës, vetë sillen pa menduar, nuk i përzgjedhin fjalët dhe veprimet. Kur janë të nxehur i dominon nervozizmi dhe padurimi. Flasin për dikë që nuk u pëlqen, me fjalën e parë që u vjen në mëndje. Pa përmendur mallkimet dhe të bërtiturat kur ndodh ndonjë gjë, që nuk është sipas rregullave apo u prish terezinë.
Këto mënyra të sjelljeje pengojnë fëmijën të ndërtojë një sistem vlerash që ta orientojë drejt së mirës, duke filluar nga sjellja e deri te mënyra e të pranuarit të vetes, tjetrit dhe jetës.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.