Për fëmijën, i rrituri është siguria, është shmangja e frikës nga të qenit vetëm, është modeli si do të bëhet. I rrituri i di të gjitha dhe ai, fëmija, do të bëhet si i rrituri.

Ilira Gjika, Mjeke Pediatre
Në fazën e fëmijërisë, njeriu është në varësi të plotë nga i rrituri, pasi ai nuk mund të ekzistojë i vetëm. I rrituri është ai që mund ta ndihmojë të shmangë frikën më të madhe, të qenit vetëm. Ai e ushqen, e mbron, e nxit të eci e mëson të flasë, por edhe e tremb, madje dhe shumë.
Dhe ajo që është më e keqja, i vogli nuk e kupton pse i rrituri nxehet dhe kështu fëmija e kërkon fajin te vetja. Nëse i rrituri do të jetë gjithmonë i nxehur, fëmija do ta bëjë të tijën ndjenjën e të qenit fajtor dhe do të vijë një ditë, që nuk do ta kuptojë më se është kjo ndjenjë që i dikton gjithçka, mënyrën e të qenit, të menduarit dhe të pranuarit të vetes. Të ndjerit i vetmuar dhe fajtor nuk e lejon fëmijën të bëhet një i rritur i sigurt, por një i rritur depres.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.