Këshilla & Arsye

October 2, 2019 | 8:55

Nga Lira Gjika / Prindër kujdes! Përdorimi i fjalës ‘Mos lëviz’ i bën fëmijët konfuzë

“Mos lëviz”! Kjo shprehje i shoqëron fëmijët kudo, në shtëpi në shkollë, madje edhe në rrugë. Të rriturit këtë shprehje e kanë në “majë të gjuhës” dhe nuk u shkon në mend që kjo shprehje, fëmijët, i huton. Fëmija nuk arrin të realizojë, se si mund të njohë gjërat dhe mjedisin pa lëvizur? Ai, fëmija, akoma nuk është aq i rritur sa ti jenë formuar mekanizmat si trunorë dhe psikikë, për të njohur një gjë dhe të mos ketë nevojë të lëvizë.

Ilira Gjika, Mjeke Pediatre

Ilira Gjika, Mjeke Pediatre

Ky mekanizëm ndërtohet pas moshës 8 vjeç. Ndërsa nga mosha 2-8 vjeç, fëmija i mëson gjërat në lëvizje, i dëgjon gjërat në lëvizje, madje edhe në gjumë është i lëvizshëm. Ai nuk mund të rrijë 5 min në një vend, nëse nuk përfshihet në një aktivitet, që atë e tërheq, sepse ka shumë energji, të cilën nuk e përballon dot duke ndenjur. I duhet patjetër aktiviteti që të mund të përballojë dhe kanalizojë sa më cilësisht energjinë e tij.

Të rritur, prindër dhe sidomos, ju mësues të klasës së parë, përpiquni të mos e përdorni këtë shprehje me fëmijët. Përpiquni të shmangni bezdinë, që provoni nga lëvizjet e fëmijës. Përpiquni të jepni një komandë që është e kuptueshme për të, që e ndihmon fëmijën, të menaxhojë veten, përndryshe, do ta bëni vetëm konfuz.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top